Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka filluar të pushtojë kopertinat e revistave prestigjioze.
Derisa pozoi për revistën britanike “Vogue”, ajo tashmë ka realizuar edhe një fotosesion të ri, ku shfaqet mahnitëse.
Bëhet fjalë për magazinën Rolling Stone, derisa bukuroshja me pozat e marra nuk ka lënë vend për imagjinatë.
Në fotografinë për kopertinë, Dua shihet e veshur me një fustan me rrjetë, çka i zbulonte më shumë nga trupi saj i formësuar.
Të njëjtat ajo i ka ndarë në rrjetin social Instagram, teksa bënte të ditur se ndihet mjaft e lumtur për punën e bërë.
“Faleminderit Rollingstone, xhiruar nga David Lachapelle. Një ditë që nuk do ta harroj kurrë, akoma duke e fiksuar veten”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Theksojmë se artistja e njohur tashmë është duke shijuar pushimet në Meksikë, së bashku me familjarët e saj.