Dua Lipa tani edhe në rolin e aktores, ky është filmi ku do të luajë ajo
Dua Lipa është gati t’i futet botës së kinematografisë dhe të vërë në pah talentin e saj në aktrim. Artistja do të luajë në filmin e ri thriller të Matthew Vauger me titull “Argylle”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare do të luajë në film pëkrah Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.
“Argylle” bazohet në romanin e Ellie Conway, që mban të njëjtin titull. Filmi tregon historinë e spiunit numër 1 në botë dhe aventurat e tij ndërkombëtare në Amerikë, Londër dhe destinacione të tjera nëpër botë.Reklamë
Filmi pritet që të nisë xhirimet në Europë në muajin gusht. Ndërkohë nuk dihet ende me saktësi se çfarë roli do të ketë Dua Lipa në këtë film.
Nga ana tjetër ditët e fundit ajo është përfshirë në telashe, për shkak se një fotograf i kërkon dëmshpërblim. Ajo është paditur për një foto të publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac.
Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat ‘pa leje ose autorizim’. Fotoja u fshi, ndërsa Dua i detyrohet një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh.
Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.