Dua Lipa shfaq unazën e fejesës me Callum Turner - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Dua Lipa shfaq unazën e fejesës me Callum Turner

    Insajderi
    20 May 2025 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa ka ndezur edhe njëherë tjetër rrjetet sociale pasi ndau me ndjekësit e saj një moment të ëmbël me partnerin Callum Turner duke treguar për herë të parë edhe unazën e fejesës.

    Këngëtarja 29-vjeçare publikoi në Instagram disa foto nga jeta e saj personale, ku spikasnin çastet romantike me aktorin britanik dhe qenin e tyre, Golo. Në një nga fotot më të komentuara, Dua shihet duke buzëqeshur me një martini në dorë, teksa Callum  35 vjeç, i njohur për rolin në “Fantastic Beasts” e puth në faqe me përkëdheli.

    Dua dhe Callum janë në një lidhje prej disa vitesh dhe janë parë së bashku në shumë evente të rëndësishme, por ky postim i fundit duket se shënon një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark