Sot (e premte) feston ditëlindjen motra e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipës, Rina Lipa.
Ajo kremton përvjetorin e 20-të të lindjes, teksa në këtë ditë të veçantë nuk munguan urimet nga më të dashurit e saj.
Një të tillë e ka bërë edhe ylli shqiptar, e cila siç ka treguar në vazhdimësi ka një raport shumë të ngushtë me të.
“Dita Kombëtare e Rina Lipës. 20 vjet dhe ju falënderojmë për këtë. Urime ditëlindjen zemra ime, jam shumë me fat që në këtë jetë kemi njëra-tjetrën ma parrë parasysh se çfarë. Të dua”, ka shkruar ajo.
Dua zgjodhi disa nga imazhet e tyre më të lumtura duke përfshirë edhe ato nga fëmijëria e tyre.
Në pjesën për komente, reagimet ishin të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit e Lipës.
Motra e Duas po ashtu është pjesë e tregut ndërkombëtar, pasi ka debutuar më parë në fushën e modelingut.