Dua Lipa uron Ramazanin: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa uron Ramazanin: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk

    Insajderi
    14 April 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, iu ka uruar të gjithë ndjekësve të saj fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

    Këtë ajo e ka bërë përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur një buqetë lulesh, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj një urim të përzemërt.

    “Muaji i Ramazanit: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po agjërojnë në të gjithë botën”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

    Edhe vet Dua përndryshe është me prejardhje nga një familje shqiptare, me përkatësi myslimane.

    Artistja Lipa përndryshe së fundmi është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, pas një qëndrimi disa mujor me të dashurin e saj, Anwar Hadid, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ajo ndodhet në Londër për performancën e saj të radhës në eventin e ndarjes së çmimeve, Brit Awards 2021.

    Në këtë ngjarje, e cila do të mbahet më 11 maj të këtij viti në “The O2 Arena” të Londrës, Dua është nominuar për tri çmime: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark