Në kuadër të fushatës “Dua të edukohem pa dhunë” është lansuar edhe video-animacioni vetëdijësues për parandalimin e ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve, për të sensibilizuar gjithë opinion mbi ndalimin e ndëshkimit trupor.
Kjo fushatë kundër dhunës organizohet në kuadër të projektit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve”, i cili zbatohet nga OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children në disa komuna të Kosovës.
Javës kundër dhunës ndaj fëmijëve ka filluar sot, dhe do të vazhdojë deri më 25 tetor, ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshe nëpër disa komuna të Kosovës ku do shpërndahen materiale me mesazhe vetëdijësuese për prindër, institucione dhe bashkëmoshatarët e fëmijëve./Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=6ormwrdAidg