Insajderi
Insajderi

“Duam paratë tona”, qytetarët protestojnë pro tërheqjes së Trustit

Insajderi
05 November 2022 - 13:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Duam paratë tona”, qytetarët protestojnë pro tërheqjes së Trustit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa qytetarë kanë protestuar këtë të shtunën në kërkim të tërheqjes së mjeteve të tyre nga Trusti Pensional.

Organizatorët e kësaj nisme, kërkuan nga deputetët që Projektligji për lejimin e tërheqjes së Trustit të trajtohet me urgjencë, dhe i njëjti të përkrahet nga ligjvënësit.

Iniciatori i kësaj proteste, Adnan Jashari, duke përmendur krizën ekonomike, tha se lejimi i tërheqjes së Trustit do të kishte impakt pozitiv në ekonomi.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kërkoi nga kolegët e tij që të marrin vendim pro tërheqjes, pasi sipas tij humbjet në Trust janë të mëdha duke marrë për bazë humbjet e Trustit.

“Populli duhet të pyetet dhe kërkesat e qytetarëve duhet të merren parasysh. Projektligji ka ardhë me nënshkrime të qytetarëve dhe Trusti duhet të përkrahet nga 120 deputetët. Kriza është e madhe dhe humbjet në investimet e Trustit janë të mëdha, dhe ftojmë që të bëhet reformë në Trust që gjenerata të paguajë për gjeneratën”, u shpreh Haxhiu, raporton EO.

Nexhat Lluminca, kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut tha se shumica e punëtorëve janë pro tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark