×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Duart në xhepa e xhirim i ngadalësuar”, Rama harron që është kryetar, bënë sfilatë rrugëve të Prishtinës

    Insajderi
    10 January 2022 - 21:44

    Reshjet e shumta të borës e kanë zënë të papërgatitur edhe Komunën e Prishtinës.

    I pari i Komunës, Përparim Rama është parë në orët e mbrëmjes me duar në xhepa teksa po e përcjell gjendjen nga afër.

    Për gjendjen e rrugëve ai ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook, me duar në xhep me grupin e tij, Rama ka thënë se ka rrugë në Prishtinë që paraqesin rrezik.

    “Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik. Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë”, ka shkruar ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark