Të hënën në Dubai, ka filluar ndërtimi i ndërtesës tjetër më të lart në botë, pas asaj “Burj Khalifa”, e cila aktualisht është rrokaqielli më i lartë në botë.
Nismëtari i kësaj ndërtese është Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, i cili ka thënë se përfundimi i kësaj ndërtese do të bëhet tek në vitin 2020, raporton France24.
Shuma e cila përfshinë ndërtimin e kësaj ndërtese, llogaritet të jetë afër 900 milionë euro, ndërsa gjatësia e saj do të jetë 828 metra e lartë.
Projektimi i ndërtesës është bërë nga arkitekti Spanjollë-Zviceran, Santiago Calatrava Valls, ku kulla do të ketë kuvertën e vëzhgimit, duke ofruar pamje 360 gradë të qytetit bregdetar. /Insajderi.com