Insajderi
Botë

Dubai: Nga sonte rifillon numër i kufizuar fluturimesh

Insajderi
02 March 2026 - 19:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dubai: Nga sonte rifillon numër i kufizuar fluturimesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet e Aeroportit të Dubait kanë njoftuar se nga sonte rifillon funksionimin me një numër të kufizuar të fluturimeve.

Fluturimet rifillojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, dhe Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum, megjithatë, udhëtarëve u është kërkuar të mos paraqiten në  aeroporte nëse nuk ja në kontaktuar nga kompania e tyre ajrore me një orar të konfirmuar nisjeje, transmeton albinfo.ch.

Kompania ajrore “Emirates” me seli në Dubai, ka bërë të ditur se po u jep përparësi pasagjerëve me rezervime të mëhershme.

Ndërkohë, Gjermania do të dërgojë avionë për të evakuuar turistët e mbetur në Lindjen e Mesme, ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sipas agjencisë Reuters. Ata do të evakuohen nga Rijadi në Arabinë Saudite dhe nga Muskati në Oman.

Më herët gjatë ditës, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se qeveria po punon “jashtëzakonisht fort” për të ndihmuar qytetarët të kthehen në shtëpi. Sipas saj, rreth 100 mijë shtetas britanikë kanë regjistruar praninë e tyre pranë zyrës së jashtme britanike.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark