Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është shumë e përfolur në mediat rozë për bukurinë e saj.
Kësaj radhe Duda ka ardhë me një set fotografik, me një stil shumë elegantë dhe unik.
Ajo ka ndarë për ndjeksit e saj fotografitë, ku është paraqitur me një fustan të gjelbërt dhe mëngë të gjata.
Me dukjen atraktive prej biondeje dhe flokët e kapura nga mbrapa dhe një grim të realizuar nga Ardita Dida, Duda është dukur mjaft tërheqëse në këtë fustan të dizajneres Diba Celina.
Në një tjetër fotografi, deputetja e SDU-së mund të shihet në veshje të zezë, të kombinuar me një jelekë ngjyrë portokalli, i cili krijon një kombinim që i rri mjaft bukur përshtat.
Fotografitë e këtij seti janë realizuar nga Labinot Gashi, teksa pëlqimet dhe komentet e shumta në rrjetet sociale nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë komplimente për dukjen e deputetes