Reperët e njohur shqiptarë, Getoar Selimi dhe Majk, kanë publikuar javën e kaluar bashkëpunimin e tyre më të ri “Hajde te baba”.
Kënga është pritur mirë nga fansat, teksa është pikërisht kjo këngë ajo që ka paralajmëruar ardhjen e albumit të tyre të përbashkët, “Vaksina”.
Mirëpo siç duket jo të gjithë janë dakord me tekstin dhe mënyrën se si e referohen vetes dy reperët në këtë këngë.
Reperi i njohur me prejardhje nga Gjilani, Duda, ka bërë së fundmi një reagim në InstaStory, që është cilësuar si “thumb” ndaj rap-artistëve Geti dhe Majk.
“Ju hala duke u munduar të bëhen babë o klysha. Ne na thonë babë qysh fëmijë, gati jemi bërë babagjysha”, ka shkruar Duda.
Fansat në rrjetet sociale e kanë cilësuar këtë si një “thumb” indirekt ndaj Majkut dhe Getit, ani pse këta të fundit nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me këtë.