Insajderi: Si ju ka trajtuar shteti maqedonas?
Dugolli: Nuk kam ankesa për trajtim ndaj personelit. Kur them personeli nënkupton Policia dhe gardianët. Prokuroria e ka bërë ka dal pak përtej rolit të vetë si Prokurori e Shtetit maqedonas. E ka zëvendësuar Prokurorinë e shtetit të Serbisë. Ata nuk më kanë marr në pyetje sepse rasti nuk ka qenë i Maqedonisë. Ndërsa, kushtet e burgut kanë qenë të tmerrshme, stallë e kafshëve. Ushqimi veç kur nuk ki çare, e nuk ki çka me shti në gojë. Kjo është për të gjithë të burgosurit. Kushtet tejet të rënda, jo vetëm për mu.
Isajderi: Për çka ju ka akuzua apo pse po ju kërkon shteti serb?
Dugolli: Po ky flete arrest është ndërtuar diku në 2010, siç më kanë thënë në Gjykatë sepse unë kam qene pjesëtar i Brigadës 121 dhe sipas Serbisë është fjala për terrorizim të popullatës civile. Kështu është akuza. Edhe akuza tjera ku ta di unë se kinse kam terrorizuar civilët serb e shqiptar. Është akuzë në ajër dhe nuk ka diçka konkrete. Unë s’jam marrë në pyetje se atë aktakuzë nuk e ka bërë Maqedonia, por Serbia.
Isajderi: Si ju liroi Gjykata?
Dugolli: Po gjykata më ka liruar që mu paraqit prapë. Njëfarë forme detyrim paraqitje në gjykatë.
Insajderi: D.m.th. ju jeni liruar në procedurë të rregullt por që vazhdon procedura e ekstradimit?
Dugolli: Po, po vazhdon procedura.
Insajderi: Sa ju ka ndihmuar shteti?
Dugolli: Jam i kënaqur me kujdesin. Shteti ka dhënë kontributin dhe angazhimin e vetë me aq sa ka mundur. Jam po ashtu i kënaqur edhe me lidershipin shqiptar në Maqedoni, megjithëse nuk ka dalë nëpër media.
Po këto telashe nuk janë vetëm personale, por janë tërësisht shpifje për një numër të caktuar të pjesëtarëve të UÇK-së. Unë jam shumë i pastër në këtë drejtim. Për këtë arsye kam udhëtuar i lirë nëpër Amerike, Evropë dhe kurrë s’kam pasur probleme.