×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Duhet ta bësh këtë prioritet”, zyrtari evropian tregon mesazhin e fuqishëm që ia tha Macroni Kurtit

    Insajderi
    07 May 2023 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtar evropian deklaroi për “Financial Times” se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dërgoi mesazh të fortë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për implementimin e marrëveshjes franko-gjermane.

    “Në një moment, [presidenti francez] Macron i dha një mesazh të fuqishëm Kurtit: Duhet ta bëni këtë një prioritet nëse doni që gjërat të përparojnë”, deklaroi zyrtari, identiteti i së cilit s’u bë i ditur, përcjell Gazeta Insajderi.

    Sipas gazetës prestigjioze, Macron i tha gjithashtu Kurtit se Kosova “nuk mund të vazhdojë të kthehet apo të ndryshojë pozicionet e saj”.

    Për mediumin foli edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se është bërë pak progres nga ajo sa është pritur prej Marrëveshjes së Ohrit.

    “Ka kaluar vetëm një muaj dhe ne tek tani po diskutojmë për zbatimin e saj”, tha ai.

    “Kemi pasur një nivel të ulëtprogresi. . . BE-ja duhet të vazhdojë. . . për të bashkuar të dy palët për të filluar kërkimin e zgjidhjeve kompromisi”, deklaroi më tej Escobar. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark