Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mendon se është e pakuptimtë që futbollistët të kenë njëkohësisht ndjenja për dy shtete të ndryshme.
Numrit një i FSHF-së, në një intervistë të dhënë për “tagesanzeiger.ch” ka shpjeguar se sipas tij, ajo që kanë bërë disa futbollistë shqiptarë te Zvicra, nuk duhet të merret si shembull.
“Nëse ata luajnë për Zvicrën, nuk ka asnjë problem. Por unë jam kundër që pastaj lojtarët të vendosin stemën e Shqipërisë në këpucë. Apo që me duar të bëjnë shqiponjën kur festojnë golat. Për mua kjo është një çështje respekti, Nuk mund të kesh dy zemra”, tha ai, një referencë direkte për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.
Zvicra dhe Shqipëria do të ndeshen më 11 qershor në stadiumin “Stade Bollaert” të Lensit, në kuadër të kampionatit evropian. /Insajderi.com