E kemi parë çdo herë atraktive e në top formë. Sidomos kohët e fundit kur është duke e tepruar me ekspozimin e tepër të trupit.
Flasim për rep artisten Tayna, e cila kohët e fundit e ka lidhur publikun ngushtë pas vetes.
Tayna vazhdon ta ketë vëmendjen e tyre edhe kur s’lanson këngë. Me anë të postimeve të zjarrta në rrjetet sociale ajo ka bërë që fansat të interesohen për të.
Së fundmi reperja ka ndarë disa momente ngjatë karrierës e udhëtimeve të saj, ku padyshim që zgjoi kureshtje të madhe.
E meqë e kemi parë çdo herë të zhveshur Tayna tregon se vetëm njëherë gjatë këtyre viteve është veshur dhe këtë e mban mend mirë.
Por a thua kush e shtyu meqë ajo ka shkruar “Pos qitu m’paten shti mu vesh”.