Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin e fundit për këtë sezon në “Soiree” me Jonida Shehun në një rrëfim të gjatë si asnjëherë më parë duke prekur momente më të rëndësishme të karrierës së tij, por jo vetëm.
Ai ka kujtuar fillimet e tij gjatë rrugëtimit muzikor, i cili u be i njohur kur ishte pjesë e “Skillz” me Visar Shalën.
Ama tregun ndërkombëtar Ledri nuk e ka synuar ndonjëherë prandaj dhe bashkëpunime me artistë të huaj i ka refuzuar.
Vlen të rikujtojmë se Ledri Vula ka refuzuar të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme Iggy Azalea. Reperi ka folur për herë të parë mbi këtë histori dhe si qëndron e vërteta.
“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.
“As për njohje ndërkombëtare?”, e ka pyetur më tej moderatorja Jonida Shehu.
“Nuk më hyn në punë. 2 followers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfollow. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd”, përfundoi Ledri.