×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Duraku: Pagat e infermierëve nuk mbulojnë as nevojat elementare, i shtynë ta lëshojnë vendin

    Insajderi
    01 March 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka komentuar pagat e infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë me koeficientin e ri.

    Sipas tij, kjo rritje page është vetëm estetike. Ai tha se paga e ekzekutuar nuk i mbulon as nevojat elementare të infermierëve, dhe se ky ligj i pagave jep kontribut në largimin e tyre nga vendi.


    Duraku tha se ligji i pagave nuk ofron barazi duke diskriminuar infermierët e punësuar në QKMF, QMF,AMF, Qendra të Shëndetit Mendor dhe Qendra për kujdesin ndaj të moshuarve.


    “Paga me kinse rritje për komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetëspr nuk është tjetër vetëm se estetike. Duke mos e anashkaluar diskriminimin brenda komuniteteve tona, respektivisht koeficientin bazuar në nivelin e sistemit shëndetësor apo vendit të punës në vend që do duhej të ishte bazuar në përgatitjen akademike”


    “Ky ligj i pagave nuk ofron barazi, duke diskriminuar infermierët e punësuar në QKMF, QMF, AMF, Qendra të Shëndetit Mendor, Qendra për kujdesin ndaj të moshuarve, Shërbimet korrektues si dhe të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor të cilat konsiderohen si nivele primare dhe sekondare në raport me sistemin terciar. Kjo bazuar në gradat akademike, shkollimin dhe pikët e njejta akredituese brenda niveleve të sistemit shëndetësor”, tha Duraku për Insajderin.


    Mes tjerash, Duraku tha se është i pamundur zëvendësimi i infermierëve të qendrës emergjente, mjekësisë urgjente, intenzivës dhe të reparteve të tjera.


    “Diferencë padyshim që duhet të këtë, mirëpo kjo diferencë do duhej që përmes shtesave për vëllim të punës, rrezikshmëri dhe shtesa për punë specifike të rregullohej. Nëse institucionet shtetërore mendojnë që ka infermier mjaftueshëm si dhe nuk ka rëndësi se si kategorizohen me pagë, le ta provojnë t’i zëvendësojnë infermierët e qendrës emergjente, mjekësisë urgjente, intenzivës, instrumentaret e sallave, infermieret e neonatologjisë dhe sallave të gjinekologjisë dhe padyshim që do të befasohen me rezumtatin. Është i pamundur zëvendësimi i tyre”, potencoi Duraku.

    Duraku pohoi se është organizatat sindikale kanë dështuar në përfaqësimin e infermierëve duke i bërë dëm këtij komuniteti.


    Pasojat e zhvlerësimit të infermierëve, sipas Durakut do të shihen shpejtësimit të infermierëve, sipas Durakut do të shihen shpejtë duke përmendur faktin se deri tani janë larguar mbi 600 infermierë.


    “Pasojat e këtij zhvlerësimi të profesionit të infermierit do shihen shpejtë, ndërsa mos të harrojmë që vetëm deri tani janë larguar mbi 600 infermier, në mesin e tyre edhe me eksperiencë dhe të kualifikuar. Ky ligj dhe kjo pagë janë ofenduese, kozmetike dhe disktiminuese”, tha ai për fund./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark