×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Duraku thotë se Infermierët po diskriminohen në pagesën e ndërrimit të natës, paralajmëron protesta dhe greva

    Insajderi
    28 March 2023 - 19:44

    Ndryshimi i vlerës së koeficientit të pagave në Kosovë, ka krijuar katrahurë tek plot institucione. Një paralajmërim për veprime sindikale tashmë ka anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku.

    Duraku tha për Insajderin se përkundër rritjes së pagave të infermierëve, pagesa e ndërrimit të natës me vetëm 20 euro për infermierë është diskriminuese.

    “Përkundër rritjes estetike të pagave për infermierët, sot është dërguar një email tek administratorët e klinikave në të cilin vërehet rritje e pagesës së ndërrimit të natës për vetëm 2€, krahasuar me koeficientin e vjetër ku një ndërrim nate paguhej 18.03€. Duhet theksu faktin që edhe kësaj radhe nuk ka dallim pagesa e ndërrimi të natës gjatë ditëve të rëndomta me ato të fundjavave, me ç’rast komuniteti mjekësor paguhej afër 1000% më shumë sesa infermieri apo deri në 166€ për një ditë fundjave. Pagesa e një ndërrimi nate për infermier 20€ nuk është vlerësim i drejtë dhe është diskriminues në raport me komunitetet tjera”, tha Enlirat Duraku për Insajderin.

    Pas pranimit të informacionit, Duraku tha se nesër do të zhvillojë një takim për diskutimin e hapave të mëtejmë.

    Ai tha se do bëjë kërkesën zyrtare për reagim dhe mbështetje të aktiviteteve sindikale të cilat do ndërmirren potencialisht.

    ” Ky degradim profesional dhe personal i komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor meriton vëmendjen e sindikatave që të ndërmarrin masa dhe verpime sindikale konform këtij diskriminimi, ku kam pranuar informatën që gjatë ditës së nesërme do zhvillohet një takim lidhur me këtë çështje, ndërsa poashtu gjatë ditës së nesërme në kapacietin e anëtarit të Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës do bëjë kërkesën zyrtare për reagim dhe mbështetje të aktiviteteve sindikale të cilat do ndërmirren potencialisht, pasi ky veprim i njëanshëm ka tejkaluar pikën ku do kishte vend për dialog social”, tha Duraku për Insajderin./Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark