Duriqi i lidh arrestimet e sotme të Speciales me ‘protestën’ e djeshme të Thaçit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Duriqi i lidh arrestimet e sotme të Speciales me ‘protestën’ e djeshme të Thaçit

    Insajderi
    05 December 2024 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari, Visar Duriqi ka folur për tre arrestimet e sotme të Gjykatës Speciale.

    Duriqi këtë e ka lidhur me ‘protestën’ e djeshme të ish-presidentit Thaçi në Hagë.

    Ai tha se arrestimet e sotme i sheh si tentativë për të përmirësuar imazhin nga Gjykata Speciale.

    “Për me kuptu atë se çka ndodhi sot duhet ta kuptojmë atë se çka ka ndodhur dje. Dje kemi parë një reagim të Thaçit që ka reagu lidhur me trupin gjykues për të cilin mbrojtja është anku edhe më herët se janë të anshëm. Në këtë fazë po del që trupi gjykues po mban anë. Duke parë që protesta e Thaçit bëri bujë u bë edhe aksioni sot. Gjykata Speciale e ka ba zakon sa herë i rrezikohet imazhi tentojnë ta rregullojnë me një aksion tjetër. Problemi i tyre më i madh është imazhi”, tha Duriqi.

    Seanca e djeshme në Gjykatën Speciale të Hagës u shoqërua me momente të pazakonta, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që pa i nervozuar në disa raste.

    Ndërkohë, Specialja sot bëri të ditur se Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj janë arrestuar nën dyshimin për vepra kundër administrimit të drejtësisë, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark