Insajderi
Lajme

Durmishi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme por bëni kujdes

Insajderi
08 January 2026 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Durmishi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme por bëni kujdes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi bëri të ditur se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, por se duhet kujdes i shtuar në qarkullim.

Durmishi tha se kanë intervenuar në shumicën e rrugëve për të cilat është kompetente ministria dhe se me pastrim e hedhje të kripës po vazhdojnë edhe sot.

Postimi i plotë:

Te dashur qytetarë,

Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica.

Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark