Dy aksidente në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy aksidente në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

    Insajderi
    20 April 2025 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, ku tre persona kanë pësuarlëndime trupore.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha bëri të ditur se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 mes dy veturave, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.

    Ndërkaq, sipas tij, aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 22:25 mes katër automjeteve, me ç’rast një person është lënduar.

    Hoxha shtoi se policia është duke u marrë me të dy rastet.

    Hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces”, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark