Insajderi
Lajme

Dy aksidente në rrugën Prishtinë–Pejë, shkaktohen kolona dhe lëndime të lehta

Insajderi
01 June 2026 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy aksidente në rrugën Prishtinë–Pejë, shkaktohen kolona dhe lëndime të lehta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy aksidente trafiku janë regjistruar pasditen e sotme në rrugën Prishtinë–Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka njoftuar se në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete, ku përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe lëndime të lehta trupore.

Ndërkohë, një aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Sllatinë, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes.

Hoxha ka theksuar se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore për sqarimin e rrethanave të të dy rasteve, në përputhje me procedurat ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark