Insajderi
Lajme

Dy burra zhduken në Viti

Insajderi
13 August 2026 - 10:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy burra zhduken në Viti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se dy persona janë raportuar të zhdukur në komunën e Vitisë, në dy raste të ndara.

Në rastin e parë, një grua ka njoftuar dje policinë se më 9 gusht, vëllai i saj, i cili ka probleme psikike, ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërkaq, në rastin e dytë, një burrë kosovar ka raportuar më 12 gusht se djali i tij kishte dalë nga shtëpia, më 7 gusht rreth orës 14:00 dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë, të dy rastet janë duke u hetuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark