×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy deputetet, një e PDK’së e një e VV vazhdojnë betejën për pranimin e Kosovës në KiE

    Insajderi
    24 May 2024 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, po marrin pjesë në takimin e Komiteti Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkë me Bogujevcin, filluan ditën më një mëngjes punë me Kryeministrin e Lituanisë.

    Postimi i plotë:

    Sot në Lituani, ku bashkë me znj.Saranda Bogujevci, po marrim pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), i cili mbledh rreth 60 anëtarë të Asamblesë!

    Ditën filluam me një mëngjes pune me Kryeministren e Lituanisë, znj. Ingrida Šimonyte, në kuadër të grupit Ëomen Parliamentary Assembly of the Council of Europe

    Lituania do të ketë PRESIDENCËN e Komitetit të Ministrave, prandaj shkëmbimi i pikëpamjeve me Ministrin e Jashtëm, z. Gabrielius Landsbergis, ishte i rendësisë së veçantë edhe për🇽🇰

    Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të Presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe Zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias.

    Falenderim të veçantë Presidentit të APKiE-së, z.Theodoros Rousopoulos, dhe kryetares së Seimas, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark