Insajderi
Lajme

Dy ditë marshim! Studentet serbë mbërrijnë në Beograd

Insajderi
01 February 2025 - 15:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy ditë marshim! Studentet serbë mbërrijnë në Beograd
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas dy ditësh marshimi, studentet e nisur nga Beogradi mbërritën në Novi Sad për të shënuar me bllokimin e tre urave mbi lumin Danub tre mujorin e vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës prej betoni në një stacion treni në këtë qytet.

Një grup tjetër studentësh, që ishin nisur nga Beogradi me biçikleta, mbërritën më herët në Novi Sad dhe u pritën nga çiklistë të zonës përpara stacionit të trenit.

Studentët e nisën marshimin e tyre 80-kilometërsh të enjten nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit. Rruga e marshimit u sigurua nga roje të vetë studentëve si edhe policia, ndërsa kolona shoqërohej nga një ambulancë dhe një cisternë uji.

Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerrë në rrugë me dhjetëra mijëra njerëz.

Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad.

Edhe pse qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, këta të fundit insistojnë për të kundërtën dhe shfaqen të palëkundur në vendimin e tyre që protestat të vazhdojnë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark