×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dy ditë nga vrasja e Nysret Gubetinit, nga prokuroria flasin për Insajderin

    Insajderi
    12 January 2023 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar dy ditë nga vrasja e ish-kryetarit të shoqatës së shurdhmemecëve në Mitrovicë, Nysret Gubetini. Deri tani, megjithëse vrasja është kryer në objektin e shoqatës nuk ka asnjë të dyshuar e as të arrestuar.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, në një përgjigje për Insajderin tha se janë duke u intervistuar dëshmitarët.

    I njëjti shtoi se motivet nuk dihen ende.

    “Ju njoftojmë që deri tani nuk ka të identifikuar ndonjë të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore sipas ligjit për ndriçimin e këtij rasti. Janë duke u intervistuar dëshmitarë, motivi ende nuk dihet”, deklaroi Preteni.

    Ishte prokuroria e Mitrovicës, e cila gjatë ditës së djeshme konfirmoi se vrasja ishte e dhunshme. Sipas njoftimit të prokurorisë, Gubetini u godit me mjet të mprehtë disa herë.

    “Prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

    Insajderi ka kontaktuar edhe me familjarët e Gubetinit dhe të njëjtit thanë se nuk kanë ndonjë dyshim se kush mund të jetë autori.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark