×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy ditë vizitë në Kosovë, Zyrtartja e lartë e Amerikës nuk e ftoi në takim Kurtin

    Insajderi
    06 March 2024 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenten Osmani e takoi por jo edhe kryeministrin Kurti. Dy ditë qëndrim në Kosovë, Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee zhvilloi disa takime.

    Por, në ngjarjet ku ajo po merrte pjesë, nuk ishte i ftuar kryeministri Kurti. Mos takimi i zyrtares së lartë amerikane me kryeministrin Kurti shpërfaq edhe njëherë raportet jo të mira që ka ndërtuar i pari i qeverisë me Amerikën.

    Kujtojmë viziten e zyrtarës amerikane para dy viteve në Kosovë kur ajo ishte pritur nga Kryeminsitri Kurti dhe kishte mbajtur një konferencë për media pas takimit.

    Takimi ishte mbajtur me 5 dhjetor 2022.

    Erin E. McKee ka qëndruar gjatë dy ditëve për vizitë në Kosovë. Ajo ka pasur disa aktivitete në Kosovë, teksa dje është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas së cilit kanë pasur edhe një adresim para mediave.

    McKee ishte pritur edhe nga Ambasadori Jeffrey Hovenier dhe mbi 25 gra të suksesshme kosovare, në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë.

    Lidhur me prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtar, Kurti dje deklaroi para mediave se kjo “nuk është e vërtetë” duke mos e komentuar më gjatë pyetjen e gazetarëve./ Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark