×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy gra ndalin veturën dhe hedhin mbeturinat në hapësirat me gjelbërim në Prishtinë

    Insajderi
    14 October 2023 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka publikuar një video incizim ku shihen dy qytetare, që kanë ndaluar veturën dhe hedhin mbeturinat në hapësirën publike.

    Nga komuna kanë bërë edhe njëherë thirrje për të mos hedhur mbeturina në gjelbërim por në shportë.

    “Të nderuara zonja, Nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë. Ju lutemi qytetarë, pa bashkëpunimin e juaj nuk mundemi ta mbajmë pastër Kryeqytetin tonë. Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu”.

    Tutje, komuna paralajmëroi edhe gjoba të mëdha.

    “Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet”, thuhet në reagimin e komunës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark