Insajderi
Botë

Dy lëkundje të forta tërmeti në Itali

Insajderi
13 January 2026 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy lëkundje të forta tërmeti në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar paraditen e sotme në rajonin e Romagnës në Itali, mes provincave Ravenna dhe Forlì-Cesena. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), lëkundja e parë u ndje rreth orës 9:27 me magnitudë 4.3, me epiqendër pranë qytetit Russi në provincën e Ravenna-s, në një thellësi rreth 23 kilometra.

Dy minuta më vonë, në orën 9:29, u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1, me epiqendër pranë Faenza-s, po në provincën e Ravenna-s. Tërmeti u ndje edhe në Forlì, Cesena, Ravenna dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te qytetarët, të cilët dolën në rrugë.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e zjarrfikësve konfirmojnë se deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo objekte. Edhe Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile bëri të ditur se nga verifikimet e para nuk rezultojnë pasoja materiale.

Kryetarja e bashkisë së Russi-t, Valentina Palli, bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se situata po monitorohet dhe se evakuimet janë kryer me rend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark