Pas tërmetit me magnitudë 4,4 të shkallës rihter të dy ditëve më parë, lëkundjet e tokës vijojnë në Dibër.
Edhe këtë të hënë janë regjistruar dy tërmete relativisht të lehta, fillimisht me magnitudë 3,2 i shkallës rihter në orën 14:24 minuta dhe vetëm pas 3 minutash është regjistruar edhe një tjetër lëkundje, këtë herë me magnitudë 3 i shkallës rihter.
Në datë 28 tetor, Dibra u trondit nga një tërmet 4,4 i shkallës rihter, i cili dëmtoi edhe 16 banesa, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz. /a2news