×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy ministra dhe drejtori i Policisë vozisin biçikleta në veri të vendit

    Insajderi
    25 May 2024 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me grupin e çiklistëve “Merakli të Biçikletave”, ministrin Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zv/ministren Daulina Osmani kaluan ditën në veri të vendit.

    Të gjithë bashkë çikluan përmes liqenit të Ujmanit dhe relievin e asaj zone, nga Bërnjaku në Mitrovicë.

    “Relievi i bukur përmes Liqenit të Ujmanit, urimet e shumë qytetarëve që pamë rrugës dhe përkrahja nga çiklistët ishin disa nga arsyet që na ndihmuan për të përfunduar me suksese marshutën” shkroi Krasniqi në Facebook.

    Ministri i bashkëngjiti postimit edhe disa fotografi të përbashkëta nga kjo “aventurë”.

    “Nga Bërnjaku në Mitrovicë, me një ftesë të Federatës së Çiklizmit dhe grupit të çiklistëve ‘Merakli të Biçikletave’ bashkë me Ministrin Xhelal Sveçla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deputeten Fitore Pacolli, zëvendës Ministren Daulina Osmani dhe sportistë, këtë të shtunë e kaluam duke shijuar natyrën e pastër dhe të bukur të vendit tonë. Relievi i bukur përmes Liqenit të Ujmanit, urimet e shumë qytetarëve që pamë rrugës dhe përkrahja nga çiklistët ishin disa nga arsyet që na ndihmuan për të përfunduar me suksese marshutën” shkroi Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark