×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy pejanëve ju konfiskohet ‘arsenal’ armësh – policia i lë të lirë

    Insajderi
    20 October 2020 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy qytetarëve nga Peja, Policia e Kosovës i ka gjetur një sasi të madhe armësh, mirëpo që të dy të dyshuarit janë lënë të lirë.

    Njëri nga rastet ka ndodhur në rrugën “Gavril Dara i Ri”, ku policia të dyshuarit i ka konfiskuar një revole TTcal.7.62 dhe 66 fishekë. Sipas policisë të gjitha këto i dyshuari i kishte pa leje, shkruan Gazeta Insajderi.  

    “Rr. “Gavril Dara i Ri”, Pejë 16.10.2020 – 13:14. Është arrestuar një i dyshuar m/k për ‘armëmbajtje pa leje’. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole TT cal.7.62 me gjashtëdhjetë e gjashtë fishekë (66) të kalibrave të ndryshëm dhe një sprej. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Vitomiricë ku policia nga i dyshuari ka konfiskuar një AK 47, dy karikatorë dhe 14 fishekë të kalibrit 7.62-mm.

    Sipas policisë këto armë ishin huazuar tek disa persona për të kryer një grabitje.

    “Fshati Vitomiricë, Pejë 19.10.2020 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për ‘armëmbajtje pa leje’, nga i cili është konfiskuar një AK 47, dy karikatorë dhe 14 fishekë të kalibrit 7.62-mm. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se të njëjtën armë ua kishte huazuar të dyshuarve të cilët me atë armë kishin kryer grabitje të armatosur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovës. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark