Mbrëmjen e sotme është raportuar për një aksident në Krushevë të Madhe të Klinës.
Treni ka goditur automjetin kombi-bus ku nga aksidenti të lënduar kanë mbetur dy persona.
Rasti është konfirmuar për medie nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Gashi.