Insajderi
Lajme

“Dy persona janë dërguar në spitalin e Pejës”- Detaje nga aksidenti mes trenit dhe automjetit në Klinë

Insajderi
09 March 2024 - 19:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dy persona janë dërguar në spitalin e Pejës”- Detaje nga aksidenti mes trenit dhe automjetit në Klinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmjen e sotme është raportuar për një aksident në Krushevë të Madhe të Klinës.

Treni ka goditur automjetin kombi-bus ku nga aksidenti të lënduar kanë mbetur dy persona.

Rasti është konfirmuar për medie nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark