Shefi i policisë në San Bernardino, Kaliforni ka thënë se dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë dërguar në spital, nga të shtënat në shkollën fillore të këtij qyteti.
Sipas Policisë në San Bernardino sulmi ka ndodhur brenda një klase dhe dyshohet se “sulmuesi po ashtu ka vdekur”.
“Dy fëmijë janë transportuar në spital”, ka thënë Jarrod Burguan nga Policia, raporton Reuters. /Insajderi.com