×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy persona kërcënojnë një burrë në Prishtinë, ia grabisin telefonin

    Insajderi
    15 May 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë ka raportuar se dy persona të panjohur në Prishtinë përmes kërcënimit i kanë grabitur një telefon.

    Personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.

    Sipas raportit të 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50.

    “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kompetent”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë 14.05.2023-16:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur përmes kanosjes i kanë grabitur një telefon dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kompetent”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark