Insajderi
Lajme

Dy persona ndalohen në Leposaviq, hyrën ilegalisht nga Serbia

Insajderi
12 November 2025 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy persona ndalohen në Leposaviq, hyrën ilegalisht nga Serbia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një grua dhe një burrë janë ndaluar në Leposaviq, pasi që ilegalisht kanë hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës dhe se me vendim të prokurorit rasti është iniciuar dhe procedohet me procedurë të rregullt.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti është inicuar dhe procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark