Insajderi
Insporti

Dy pista të mëdha për Zhegrovën, Lille pret vendimin e lojtarit

Insajderi
25 August 2025 - 15:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy pista të mëdha për Zhegrovën, Lille pret vendimin e lojtarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edon Zhegrova ishte pjesë e Lille në bankën rezervë gjatë fitores 1:0 ndaj Monacos në fundjavë, pasi trajneri Bruno Genesio ka treguar se lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka ende nevojë për kohë për t’u rikuperuar nga problemet fizike.

“Ai është këtu me ne. Do e shohim nëse do të qëndroj deri në fund. Edoni ka nevojë për kohë, pasi nuk ka luajtur që një kohë të gjatë. Ka pasur probleme dhe lodhje në muskuj, kjo është një prej arsyeve që nuk luajti”, tha Genesio, duke shpjeguar mungesën e 26-vjeçarit në fushë.

Sipas raporteve të fundit, Zhegrova ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, ndërsa po pritet akordi mes klubeve. Përveç Italisë, për shërbimet e tij është i interesuar edhe Olympique Marseille në Francë.

Lille e vlerëson kartonin e Zhegrovës në 18-20 milionë euro, dhe ai ka kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark