×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dy raste të deponimeve me para të falsifikuara në bankë brenda ditës

    Insajderi
    11 May 2023 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtare ka raportuar se janë deponuar para të falsifikuara nga një person në bankën ku ajo punon në Prishtinë.

    Për të njëjtin problem ka raportuar edhe një zyrtar tjetër i bankës i cili ka thënë se nga një klient është deponuar një monedhë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës monedhat janë duke u konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

    Raportet e plota:

    “Prishtinë 10.05.2023 – 12:55. Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga një person janë deponuar monedha të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”.

    “Prishtinë 10.05.2023 – 13:11. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga klient është deponuar një monedhë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark