Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Pas takimit të Kurtit me senatorët amerikanë, do të ketë deklarim për media.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate zyra e kryeministrit, ku thuhet se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.
I njëjti pritet të nisë sot pasdite në orën 15:00.