Dy shqiptarë arrestohen pasi gabimisht tentuan të vidhnin Policinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy shqiptarë arrestohen pasi gabimisht tentuan të vidhnin Policinë

    Insajderi
    30 October 2016 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lajm i pazakontë vjen nga Franca dhe protagonistë janë dy shqiptarë. Mediat lokale raportojnë se ata u arrestuan pasi tentuan të vidhnin godinën e gabuar, atë të policisë.

    Ngjarja ndodhi në provincën Ecully, pjesë e Lionit. Dy shtetasit shqiptarë të moshës 32 vjeç dhe 23 vjeç, u ngjitën nga muri në ndërtesën e Policisë Shkencore, objekt që ruhet 24 orë me kamera, transmeton albeu.

    Shqiptarët kishin si synim të vidhnin kompjuterët e zyrave, por plani i tyre dështoi. Ata u identifikuan nga policia dhe u arrestuan. Nesër do të dalin para gjykatës së Lionit për masë sigurie./KlanKosova


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark