×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy shqiptare nënë e bijë “e fikin” të moshuarën, ia zbrazin llogarinë bankare

    Insajderi
    06 June 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy gra shqiptare, nënë e bijë, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme kartën e kreditit të një të moshuare në Itali duke i zbrazur para nga llogaria e saj.

    Mediat italiane, bëjnë me dije se kanë qenë familjarët e të moshuarës të cilët kanë bërë denoncim në polici pasi vunë re se shumë para mungonin në llogari.

    Bëhet fjalë për 38-vjeçaren shqiptare e cila punonte prej kohësh si kujdestare në shtëpinë e së moshuarës, dhe vajzën e saj 19-vjeçare.

    Shqiptarja, dispononte kartën e AMT-së dhe kodin e gruas së moshuar dhe kishte leje për ta përdorur vetëm për nevojat e kësaj të fundit.

    Policia ka aktivizuar menjëherë hetimet me çeqe bankare, ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe ka parë kamerat e sigurisë së bankës, ku zbuloi se kujdestarja, së bashku me vajzën e saj, kishin shkuar disa herë në ATM për të bërë tërheqje.

    Disa tërheqje ishin të autorizuara, me shumat përkatëse ku më pas iu dorëzuan të moshuarës, ndërsa një shumë prej disa qindra eurosh dy shqiptaret e kishin future në xhep.

    Nënë e bijë me origjinë shqiptare që jetojnë prej vitesh në Città di Castello, po hetohen në gjendje të lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark