Insajderi
Sport

Dy shqiptarë vendimtar në fitoren e Konyasporit në Turqi

Insajderi
03 March 2024 - 16:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy shqiptarë vendimtar në fitoren e Konyasporit në Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skuadra e Konyasporit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Pendiksporit në ndeshjen e javës së 28-të në Superligën e Turqisë.

Dy gola në këtë ndeshje u shënuan nga lojtarët shqiptarë.

Fillimisht në minutën e 12’të, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi shënoi për 1:0 nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 73’të, ishte Valon Ethemi që shënoi për 2:0 dhe për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Në këtë ndeshje nuk pati minuta fare për lojtarin tjetër shqiptar, Endri Çekiçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark