×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dy spitalet private në Kosovë që po zhgënjejnë pacientët: Një grip me të ra, katër stenta t’i ngjesin

    Insajderi
    10 July 2023 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kosovë ekziston një numër i madh i spitaleve private, të cilët pretendojnë që ofrojnë shërbime të nivelit të lartë shëndetësor, që sipas qytetarëve të vendit, jo gjithmonë ia dalin.

    E, jo vetëm që nuk marrin mjekimin e duhur, por edhe shuma që paguajnë për kurim shpeshherë kalon mesatarën, dhe prek edhe shuma marramendëse.

    Në pyetjen e Sinjalit se “Cili është spitali privat që ofron shërbime që nuk meritojnë çmimin që paguajnë pacientët?”, qytetarët kanë dhënë përgjigje të ndryshme.

    Por, shumica e përgjigjeve patën adresën e “Spitalit Amerikan” dhe “Spitalit Aloka”, ku nuk munguan as ata të cilët nuk përjashtuan asnjë spital privat.

     “Spitali amerikan vetëm emri se krejt mjek shqiptare çmimet turpi page 300e populli një vizitë analiz shkon çmimi mos u ngopshin u pasuruan ne kurrizin e popullit ..po çfarë betimi të hipokratit kanë ba këta mjek te korruptuar edhe gjakun ja u pin Kosovës”, tha një qytetare.

    “Duhet me pas kohë shumë të madhe me tregu përjetime skandaloze e te dhimbshme te këtyre Spitaleve private te gjitha pa përjashtim te ndonjë emri janë pa as një vlere njerëzore”, tha një qytetar.

    “Krejt jan rrjepsa hajna qe i plaqkitin qytetart ..sepse shteti o i korruptum..”

    “Këta janë Kasapnica e nuk janë spitale , veç spitale se kanë emrin”, u shprehen disa qytetarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark