Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në Autostraden “Ibrahim Rugova” në hyrje – dalje në Mazgit ku dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Të përfshira kanë qenë një automjet zyrtar, një kamion dhe një mjet furgon.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi për Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.
“Ju informoj se më datën 11.07.2023 rreth orës 06:00, është raportuar se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në hyrje – dalje në Mazgit është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë: Një automjet zyrtar, një kamion dhe një mjet furgon (kombi) dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësorë”, ka thënë Hoxha.