Insajderi
Lajme

Dy të lënduar nga shpërthimi në lokalin e djalit të Ekrem Llukës

Insajderi
03 July 2016 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një shpërthimit të një granate dore që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në kafen ”Bahçe” që është në pronësi të Korab Llukës djalit të Ekrem Llukës në Pejë.

Xhevat Ibraj zëdhënës i policisë tha për GazetënExpress se një 16-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa një 19-vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit, është liruar për në shtëpi.

Ibraj ka treguar se shpërthimi në këtë lokal ka nodhur në orën 00:40 dhe ka shumë dëme materiale.

“ Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe po punohet bashkë me prokurorin e shtetit për të zbuluar motivin dhe rrethanat për kryesin e kësaj vepre”, tha Ibraj.

Ndonësre policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark