Insajderi
Lajme

Dy të lënduar- Shembja e kranit tek rruga A, policia jep detaje

Insajderi
28 July 2026 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy të lënduar- Shembja e kranit tek rruga A, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një krani përgjatë punimeve në rrugën A në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka thënë se dy të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Sipas tij, Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet për zbardhje të ngjarjes.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark