Dy të plagosur gjatë fjalimit të presidentit francez - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dy të plagosur gjatë fjalimit të presidentit francez

    Insajderi
    28 February 2017 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtënat e një snajperi kanë lënë dy të plagosur gjatë një fjalimi të mbajtur nga presidenti francez, François Hollande, në hapjen e linjës së re hekurudhore të shpejtësisë së lartë, Paris-Bordeaux, pikërisht në VIllognon (Charente).

    Një zyrtar i lartë i rajonit Charente të Francës tha se polici snajperist kishte shtënë aksidentalisht me armën e tij, duke ndërprerë fjalimin e presidentit dhe duke shkaktuar një alarm sigurie. Pierre N’Gahane konfirmoi incidentin.

    Të paktën dy persona raportohen të jenë plagosur, ndërkohë që sipas medieve lokale, gardisti e kishte shkrepur gabimisht armën, të cilën nuk e kishte në siguresë. Të shtënat aksidentale plagosën një kamerier dhe një punonjës tjetër që merrnin pjesë në këtë përurim, njëri në kavilje dhe tjetri në këmbë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark