Dy vajza janë shkelur nga një veturë në Obiliq.
Gazeta Insajderi mëson se ato kanë shpëtuar, ndërsa janë marrë nga Emergjenca për trajtim të mëtutjeshëm.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila i ka thënë se sot rreth orës 19:00 kanë pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina”, në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: